Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U arrestuan nga SPAK, dalin EMRAT: Këta janë punonjësit e Bashkisë së Durrësit dhe pronarë e kompanive "R&R Group" dhe "Klosi-R Company" (TENDERI)

Shkruar nga Newsbomb
U arrestuan nga SPAK, dalin EMRAT: Këta janë punonjësit e

Dhjetë persona janë arrestuar sot me urdhër të SPAK në Durrës, pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender të zhvilluar në vitin 2020. Tetë prej tyre janë lënë në burg, ndërsa dy të tjerë në "Arrest shtëpie".

Bëhet fjalë për një tender në vlerën e 70 milionë lekëve të vjetra, i prokuruar në periudhën maj – qershor 2020, për blerjen e një mjeti zjarrfikës.

Të arrestuar janë, anëtarë të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, akuzohen për "Shpërdorim detyre":

- Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho.

Të arrestuarit e tjerë, janë anëtarë të të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, dhe akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim:

- Patriot Beqiraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja.

Pronarët e kompanive "R&R Group" dhe "Klosi-R Company" të arrestuar, janë:

- Albion Bushi dhe Riza Sulaj.

Administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., akuzobhen se kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" është dhënë për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese