Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në makinë me të shumëkërkuarin, lihen të lirë Endit Dokle dhe Gentjan Reçi

Shkruar nga Newsbomb
Në makinë me të shumëkërkuarin, lihen të lirë

Janë lënë të lirë pas shoqërimir në policinë e Tiranës Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi.

Endrit Dokle një person me të shkuar të theksuar kriminale u shoqërua në polici pasi lëvizte me makinë me një person të shpallur në kërkim nga policia, Fatjon Murati i akuzuar për armë mbajtje pa leje.

Policia mori informacione se me një mjet levizte një person i shpallur në kërkim, ku pas operacionit u ndalua Dokle, Murati dhe Reçin që ndodheshin në makinë.

Për Doklen dhe Reçin që nuk kishte akuza janë lënë të lirë ndërsa Murati i shpallur në kërkim për armë mbajtje pa leje është lënë në qeli.

Murati ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Emri i Muratit gjithashtu doli nga grupi hetimor edhe në maskarën me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Prokuroria e Kurbinit kërkoi që të merrej në pyetje Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese