Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

U arrestuan ditën e djeshme, zbulohet shuma marramendëse e dëmit që zyrtarët e Bashkisë së Ulqinit i kanë shkaktuar buxhetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

e485547344450e8ec47c7eb531726400

Kryetari i Bashkisë së Ulqinit Loro Ndrekiq dhe katër zyrtarë të tjerë u arrestuan ditën e djeshme.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas informacioneve për mediat, zyrtarët e Bashkisë mund t’i kenë shkaktuar 330,000 euro dëm Bashkisë.

Ata u arrestuan mëngjesin e djeshëm për keqpërdorimin e qindra mijëra euro dhe për punësime partiake. Pas marrjes në pyetje, ata u lanë të lirë mbrëmë, nga ku do të ndiqen në liri. Mësohet se ata pranuan të gjitha faktet në lidhje me punësimin e paligjshëm, prandaj nuk kishte nevojë që ata të qëndronin pas hekurave.

Më shumë

spot_img