Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

U arrestua sot për një makinë të vjedhur, kush është i riu nga Tirana, plagosi një vajzë pak vite më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 27-vjeçar, të identifikuar si Endrit Sina. Arrestimi i tij sipas bluve u bë pasi pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur.

27-vjeçari ka mashtruar shtetasin italian E. P, duke i marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më.

Ndërkohë, pasi është pikasur nga policia, i riu ka hedhur nga automjeti i vjedhur një armë zjarri Pistoletë “TT”. Ai ka tentuar të largohet por është arrestuar.

Sakaq, Endrit Sina nuk është emër i panjohur për policinë. Ky i fundit në vitin 2014 është shpallur në kërkim për akuzën ‘tentativë vrasje’.

I riu asokohe, ka plagosur me armë një vajzë 29-vjeçare, Alma Beqja.  Shkak për këtë është bërë sherri mes 29-vjeçares dhe një vajze tjetër në një Call Centre në Tiranë, për një murë të bërë pis.

Në grindje e sipër ka mbërritur Sina, i cili ka qëlluar me armë Beqjan.

Njoftimi i plotë: 

Qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Vihet në pranga 27 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” mbetur në tentativë.

Shpallet në kërkim edhe 42 vjeçari që mashtroi shtetasin italian duke i marrë makinën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit shtetasi E. P, i kishte marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vrasja” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njënjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img