Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

U arrestua sot nga SPAK, kunati i Rezart Taçit është djali i gjyqtares së Tiranës, dha dorëheqjen në mes të vettingut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Artur Balla, i arrestuar sot me urdhër të SPAK pas një operacioni financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos, është një nga bashkëpunëtorët dhe familjar i biznesmenit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Rezart Taçi.

Disa persona u arrestuan në Itali, vetë Taçi u shpall në kërkim pasi SPAK ka konfirmuar se ai është jashtë Shqipërisë, mbi 18 milionë euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Në vendin tonë u arrestua vetëm Artur Balla dhe Bledar Lilo, bodigard i Rezart Taçit. 

Të dy këta shtetas, sipas SPAK, janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”, shkruan newsbomb.al. Kontabilisti Fabio Petruzzella, dyshohet se ka vendosur më shumë se 18 milionë euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi në Itali. Kundrejt përfitimit në përqindje ai është ndihmuar nga Rezart Taçi.

Mësohet se kunati i Rezart Taçit, i arrestuari Artur Balla, është djali i gjyqtares së Tiranës Dhurata Balla. Kjo e fundit u përjashtua në qershor të këtij viti nga sistemi i drejtësisë, për një periudhë prej 15 vitesh, pasi ndërpreu në mes procesin e vettingut.

Përjashtimi i gjyqtares Dhurata Balla nga sistemi i drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 17 qershor 2021 të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Dhurata Balla, si dhe t’i ndalojë asaj emërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Ky vendim i Komisionit ka ardhur për shkak të dorëheqjes së Ballës nga statusi i magjistratit.

Më 14 prill, KPK e thirri Ballën në seancë dëgjimore, por ajo nuk u paraqit. Përfaqësuesi i saj ligjor, avokati Sokol Hazizaj deklaroi në seancë se familjarët e gjyqtares Balla e kishin informuar se ajo ishte pajisur me raport shëndetësor, pasi bëhej fjalë për një sëmundje të rëndë. Ai kërkoi shtyrjen e seancës, që u pranua nga Komisioni.

Dhurata Balla e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Prej vitit 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në qershor 2021, duke qenë se hoqi dorë nga statusi dhe la në mes vettingun, ajo u përjashtua nga sistemi.

Sipas KPK, pasi Ballës i është kaluar barra e provës për gjetjet e rezultuara nga hetimi administrativ, para se ajo të dërgonte shpjegimet përfundimtare, ka njoftuar mbi kërkesën për dorëhqjen nga statusi i magjistratit që kishte dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Me vendimin e datës 7 maj 2021, KLGJ ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Balla, e cila ka sqaruar për Komisionin se nuk kishte kryer ankim, fakt që është konfirmuar edhe nga Gjykatën Administrative e Apelit. Gjithashtu Balla është shprehur se nuk dëshironte të paraqitej në seancë dëgjimore.

Pasi i janë bërë me dije pasojat që rrjedhin për shkak të dorëheqjes nga statusi i magjistratit gjatë procesit të rivlerësimit, Komisioni ka çmuar të përfundojë procedurën administrative pa zhvillimin e seancës dëgjimore

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img