Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U arrestua si i dyshuari për vrasjen e Prek Tonajt, Gjykata jep 35 ditë burg për Kësollën: Nuk kemi mjaftueshëm prova

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” me afat 35 ditë për Eduart Kesollën, i cili dyshohet se ka vrarë Prekë Tonajn.

Në seancën gjyqesore i pandehuri Kësolla nuk ka folur, duke e lënë mbrojtjen në dorë të avokatit të tij.

Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin, teksa ka kërkuar një masë më të lehtë pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë provë që implikon 30-vjeçarin në ngjarje.

Kësolla edhe më herët në dëshminë e tij ka mohuar që të jetë autori i ngjarjes.

Policia dyshon se Eduart Kësolla vrau Prekë Tonaj për gjakmarrje. Kjo pasi, Pal Kësolla, babai i Eduart Kësolla, ka vrarë Nikollë Tonaj në periudhën e sistemit komunist në burg, ndërsa në vitet 90’ Kësolla u vra nga një anëtar i fisit Tonaj.

Kujtojmë se Prek Tonaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në një lokal në fshatin Grudë të Shkodrës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img