Shtyhet sërish procesi i gjyqësor për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar për sulmin në repartin ushtarak të Gramshit në datë 20 Gusht të vitit të kaluar.
Mësohet se shkak për shtyrjen e procesit të sotëm u bë mungesa e prokurorit të çështjes Mustafa Turku për arsye shëndetësore.
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesën zyrtare autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse, Prokurorisë së Elbasanit për ekstradimin e saj, por blogerja 33-vjeçare nuk ka pranuar kthimin në Rusi, pasi sipas saj i rrezikohet jeta atje.