Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua për "shpërdorim detyre" në Shkodër, hoxha i njohur në krah të Kryekomisarit: E drejta jote do të triumfojë

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua për "shpërdorim detyre" në Shkodër,

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar dje 14 zyrtarë policie, mes tyre juristë, inxhinierë dhe auditues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ata akuzohen se kanë favorizuar disa kompani për tendera në Drejtorinë e Shkodrës dhe kanë marrë përfitime të padrejta.

Mes të arrestuarëve është dhe Kryekomisari Saimir Rustemi, i cili mbante dhe detyrën e Shefit të Krimeve në Shkodër, shkruan newsbomb.al. "Kryekomisar Saimir Rustemi, 41 vjeç, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim", njoftoi AMP-ja.

Hoxha i njohur i Xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, Ahmed Kalaja shkruan për Kryekomisarin dhe thotë se ata janë besimplotë se shumë shpejt ai do kthehet në mesin e tyre, krenar e ballëlartë.

"Edhe ne me Komisar Sajmirin! Të ruajtë Zoti vlla! E drejta jote do të triumfojë! Je në duatë tona të sinqerta po edhe ata do ti kemi në duatë tona! Zoti vonon thotë populli po nuk harron! Shumë shpejt sërish në mesin tonë, krenar ballëlartë! Amin", shkruan hoxha.

https://newsbomb.al/favorizuan-kompanite-per-tendera-dhe-moren-leket-e-kolegeve-agjencia-e-mbikqyrjes-policore-prangos-14-police-e-juriste-ne-shkoder-emrat-akuza/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.