Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua sot për shfrytësim për prostitucion të një 16-vjeçareje është pezulluar nga detyra në QSUT.
42-vjeçari me profesion mjek kirurg prej kohësh kishte shfrytëzuar vajzën e mitur. Hasi njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera. Ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.
Në foto mjeku, Dervish Hasi
Ne foto: Dervish Hasi
Mësohet se 16 vjeçarja herë pas here shkonte në banesën e 42-vjeçarit, sakaq dyshohet se ky i fundit ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të. Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
"Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njoftoi Policia më herët.
LEXO EDHE: Shfyrtëzoi të miturën për 2 vite për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë