Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

U arrestua për ryshfet, Gjykata merr vendimin për mjekun e Traumës, Fitim Marku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Fitim Marku. Ky i fundit u arrestua të premten në ambientet e spitalit të Traumës, nën akuzat për ryshfet.

“Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë”, njoftoi Prokuroria më herët.

Paraditen e sotme mjeku Marku ka pësuar ishemi cerebrale, e cila sipas raportimeve i është përsëritur sërish, pasi e kishte kaluar kohë më parë.

Sipas dosjes hetimore, Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet masa e sigurimit “arrest me burg”.

Kujtojmë se më 23 Shtator, në kuadër të operacionit policor të koduar “Skaneri” u arrestua në ambientet e Spitalit të Traumës mjeku reanimator, Fitim Marku, si dhe u shoqërua mjekja me iniciale S.B. dhe infermierja me iniciale K.B.

Lexo edhe: U arrestua për ryshfet, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale dhe dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Më shumë




spot_img








spot_img