Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U arrestua për korrupsion, Gjykata merr vendimin për prokurorin Sali Hasa të Sarandës

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua për korrupsion, Gjykata merr vendimin për prokurorin Sali

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 5 persona të tjerë.

Bashkë me të u vunë në pranga me akuzën e korrupsionit:

Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj;

Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi;

Një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” - Bledar Hajredini;

Si dhe dy "sekserë" Julian Zera, Emiljano Mirani.

Ndaj Hasës rëndon akuza korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa, u arrestua në 19 qershor me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzonte atë për korrupsion. Sali Hasa dyshohet se ka marrë rryshfet për të pushuar çështjen në ngarkim të një personi të akuzuar për plagosje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll