Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

U arrestua për grabitjen e milionave në Rinas, ndërron jetë ‘Daja’, vuante nga një sëmundje e rëndë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b65306d44e63a333efe1d81ff485d5f0

Ragip Hajdini i njohur me emrin “Daja”, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit të 2019 në aeroportin e Rinasit, sot ka ndërruar jetë në spital, pasi bëhet me dije se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

50 vjeçari Hajdini, nga grupi hetimor u konsiderua si një nga ideatorët e grabitjes dhe dyshohej se është një nga personat që mund të tregojë se ku janë paratë e grabitura.

Por, nga ana tjetër  para Gjykatës për Krime të Rënda në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Hajdini ka thënë se nuk është ai “Daja” i grabitjes edhe pse ka një nofkë të tillë.

“Nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni dhe pse kam një nofkë të tillë. Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi, në një zonë që quhet Tulla e kuqe në Kavajë. Do ju vë në dispozicion foto dhe pamje filmike që unë nuk kam qenë atë ditë në Rinas. Dua të më ballafaqoni më Alkond Bengasin  që më ka identifikuar, dua ta pyes nëse jam unë ‘daja’  për të cilin ai ka folur”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deri më tani janë 12 të arrestuar për grabitjen e milionave në Rinas dhe një i vrarë Admir Murataj.

 Vijon…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img