Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua për aferën e inceneratorëve, vdes në QSUT 59-vjeçari Enver Sheshi

Shkruar nga Newsbomb

Ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT në Tiranë, Enver Sheshi, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

59-vjeçari është ndjerë keq ditën e djeshme dhe rreth orës 06:15 është nxjerrë me urgjencë nga burgu “313” duke u dërguar në QSUT, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.

Hetimet kanë nisur tashmë për zbulimin e plotë të shkaqeve që çuan në humbjen e jetës.

Enver Sheshi u arrestua pas skandalit të inceneratorit të Fierit. Ai akuzohej për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre.

I denoncuar edhe nga LSI, Sheshi dyshohet se kishte hapur disa kompani fiktive, duke përfituar rreth 420 milionë lekë të vjetra.

Ai ishte pronar i kompanisë “Leli-17” përmes së cilës kishte përfituar shuma të mëdha parash për punime të pakryera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu