Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

U arrestua pasi kërcënoi efektivët, flet gruaja e Kryemadhit: Fëmijët s’duan të shkojnë në shkollë! Armën e sajoi polica

spot_img

Lajme të ngjashëm

Flet bashkëshortja e Ronald Kryemadhit, i arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi policia shkoi në shtëpinë e tij për ta çuar në gjykatë sepse akuzohet se ka dhunuar fëmijët dhe se nuk i ka lënë të shkojnë në shkollë.

Policia bëri me dije se kur kanë shkuar në shtëpinë e Kryemadhit, ky i fundit u ka nxjerrë armën dhe i ka kërcanuar efektivët për vdekje nëse afrohen.

Sot ka folur gruaja e tij, e cila mohon faktin që Rolandi t’u ketë nxjerrë policëve armë. Sakaq sa i përket fëmijëve, ajo thotë se nuk duan të shkojën në shkollë dhe se nuk mund ti çojë me dhunë.

“Nuk gjetën armë në shtëpi, e sajoi policia. Fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë. Nuk i çoj dot me dhunë fëmijët në shkollë”, ka thënë ajo për report tv.

Kryemadhi akuzohej për dhunë në familje pasi pengonte fëmijët të shkonin në shkollë me pretendimin se ata i shkollonte Allahu. 

Policia ka shkuar ditën e djeshme në shtëpinë  e tij për ta shoqëruar në Gjykatë lidhur me veprën penale që rëndon mbi të, por sipas njoftimit të policisë ai ka nxjerrë kalashnikovin e pistoletën dhe i kërcënuar për vdekje efektivët. 

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/dhunoi-dhe-pengoi-vajzat-te-shkojne-ne-shkolle-kush-eshte-babai-mysliman-qe-kercenoi-per-vdekje-policet-sot-ne-kamez-akuzat-perballja-si-ne-filma-208927

Më shumë




spot_img








spot_img