Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U arrestua pas 11 vitesh në arrati, si ndodhi vrasja e Edvin Voglit nga ish-efektivi Ylli Ceka në zonën e “Freskut” në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cbdf174741efa704a6d567aacfce9031

Mbrëmjen e sotme policia e Shkodrës ka arrestuar ish-efektivin e FNSH-së Ylli Ceka, i dënuar me 11 vite burg për vrasjen e Edvin Voglit.

Ngjarja ka ndodhur në 11 dhjetor 2010 në zonë e “Freskut” në Tiranë, ndërsa shkaku ka qenë një konflikt për tokën ku ishte ndërtuar një pallat.

Biznesmeni Gëzim Ceka kishte nënshkruar një kontratë me Petrit Dajtin për të ngritur një pallat në tokën e këtij të fundit, por pas përfundimit të pallatit palët kanë patur shumë konflikte për pjesën që i takonte pronarit të tokës.

Por në 11 dhjetor 2010 rreth orës 14:00, në shtëpinë e Petrit Dajtit ka shkuar dhëndri i tij Julian Pushaj së bashku me shokun e tij Edvin Vogli. Ky i fundit do të merrte më qira një apartament në pronësi të Petrit Dajtit, ndërsa më pas aty kanë shkuar edhe 2 kushërinjtë e Dajtit, Altin Guzja dhe Gentian Kola.

Ata kanë shkuar në bodrumin e pallatit për të rikthyer energjinë elektrike që mungonte, por pasi nuk kanë mundur ata kanë tentuar të futen me forcë në apartamentin që pretendohej të ishte i Petrit Dajtit.

Në këtë moment ka filluar një përleshje me vëllezërve Lulzim e Bashkim Ceka dhe të afërmve të Petrit Dajtit, ku Julian Pushaj ka goditur me lopatë njërin prej vëllezërve Ceka. Por menjëherë aty ka ardhur edhe Ylli Ceka, i cili ka goditur me armën e shërbimit duke qëlluar në kokë Edvin Voglin, i cili humbi jetën.

Për këtë vrasje Ylli Ceka u dënua me 11 vite burg, por policia arriti ta arrestonte vetëm ditën e sotem pas 11 vitesh në arrati.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img