Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua pak orë pas të atit, zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt: Familja ime jetonte në presion prej kohësh, para 4 ditësh mua…

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua pak orë pas të atit, zbardhet dëshmia e Dhurata

Familja e Kudret Saliajt, i cili u ekzekutua ditën e  djeshme nga vjehrri i tij, Mexhit Picari ka hapur dyer e mortit dhe pritet që ceremonia e varrimit të mbahet në orën 14:00.

Ndërsa, Dhurata Saliaj,  vajza e Mexhit Picarit, e cila arrestua mbrëmjen e djeshme pak orë pas të atit, ka dhënë dëshminë e saj, ku ka treguar për marrëdhëniet e acaruara që familja e saj kishte me ish-burrin.

Ajo thotë se familja e saj kërcënohej vazhdimisht nga viktima dhe se prej kohësh çifti kishte marrëdhënie të acaruara.

“Me Kudretin kishim marrëdhënie të acaruara. Kam shkuar me  babain te gjykata. Ia kisha bër ë të qartë Kudretit se fëmijët nuk i lë. Ai më kërcënonte se do të më vriste. Rasti i fundit ishte para 4 ditëh, erdhi dhe na kërcënoi.Prindërit kishin frikë të më nxirrnin mua ta takoja. Familja ime ka qenë në presion prej muajsh”, ka thënë Dhurata Saliaj.

Si ndodhi ngjarja – zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan newsbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.