Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U arrestua pak më parë, Policia bën njoftimin e PAPRITUR për Dhurata Saliajn: Është bashkëpunëtore me të atin për vrasjen e ish-burrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e pak më hershëm të 33-vjeçares Dhuara Saliaj.

Ajo më herët ka qenë e arrestuar për “dhunë në familje” dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndaj u tha se arrestimi u bë në kuadër të thyerjes së masës së “arrestit shtëpiak”.

Mirëpo në njoftimin e policisë Dhurata Saliaj konsiderohet si bashkëpunëtore në vrasjen e ish-burrit të saj, Kudret Saliaj, i ekzekutuar në lokal nga 53-vjeçari Mexhit Picari.

Lexo edhe: Policia arreston Dhurata Saliajn, vajzën e Mexhit Picarit që vrau sot ish-dhëndrin në lokal

Njoftimi i policë/ Tiranë

Vihet në pranga bashkëpuntorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:

DH. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img