Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua nën akuza të rënda dhe iu sekuestrua PASURIA marramendëse, lirohet nga burgu BIZNESMENI i fuqishëm

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_208218" align="alignnone" width=""]Elton Kila- Kastriot Kila[/caption]

Biznesmeni nga Elbasani i i arrestuar disa muaj më parë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e  veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, sot në mënyrë të befasishme është liruar nga burgu.

 

Një gjë të tillë e ka treguar vetë biznesmeni përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka falenderuar miqtë që e mbështetën në ditë të vështira.

“Falenderimi i takon allahut te vetem pa shok . Dhe nje falenderim i madhe per te gjith miqt e mi qe me mbeshteten ne dit te veshtira. Dhe keq ardheje te madhe per ata qe perdorin fatkeqsite e tjetrrit per arsye te tjera dhe kan kerku lek neper mjet messenger ne emer tim. Sdi c’emer ti vej ksaj shum ordiner perfituan nga rasti. Por un e kam lèn ne dor te zotit . Faleminderit te gjithve”, shkruan Kila.

Kujtojmë se me datë 11. 12. 2018, biznesmenit Kila i janë sekuestruar, një biznes pesë katësh, një njësi shërbimi 400 m2,  dhe një sipërfaqe toke 5200 m2 në Elbasan.

Ndërkaq bashkëshortes së tij, I.K, i është sekuestruar 100% e aksioneve të shoqërisë tregtare “Kila Trans shpk”.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap  shumën prej 70. 819.000 lekesh te reja.

Por prokuroria thotë se vlera aktuale e tregut e ketyre pasurive eshte shume here me e madhe.

“Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Per kete shtetas Transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali”, thuhej në njoftimin dy javëve më parë nga ana e Prokurorisë.

Kila u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë por çuditërisht ai sot ka dalë nga burgu.

NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT, datë 18-10-2018:

Policia e Elbasanit  ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme kapjen e një shtetasi  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga u vu Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhërin e ndalimit ndërkombëtar më, datë 11.09.2018, për kryerjen e  veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu