Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

U arrestua në Tiranë, TERRORISTI i ISIS i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit, zbulohet lidhja mes tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

8acb23cacb1e9ad3ba04d18491641ee2

Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë K.Z, 24 vjeç nga Taxhikistani i cili është pjesë e organizatës terroriste ISIS.

Bëhet me dije se personi i arrestuar është kushëri i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD Asllan Dogjani. Raportohet se ai është pritur në Rinas nga vetë bashkëjetuesja e Dogjanit.

Ndërkohë ka reaguar edhe vetë ish-deputeti për Report tv, i cili ka thënë se është avokati i të riut, ndërsa ka lajmëruar se për këtë çështje do të flasë nesër.

24 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

LEXO EDHE: Arrestohet në Tiranë TERRORISTI i ISIS nga Taxhikistani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania 

Më shumë

spot_img