Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U arrestua në Serbi, ish-ushtari i UÇk-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua në Serbi, ish-ushtari i UÇk-së dërgohet në

Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj i cili u arrestua më 5 Janar në Serbi, tashmë është transferuar transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkruan avokati në një Facebook.

Autoritet në Serbi pretendojnë Dakaj ka kryer krime lufe në vitin 1999, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.

Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar.

Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese