Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua në një klub nate në Shkodër, lihet i lirë i shumëkërkuari i Europol, 40-vjeçari i rrezikshëm i shpëton burgut s’e nuk...

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës pas një aksioni “blic” arriti të arrestonte 40-vjeçarin me rrezikshmëri që ishte në kërkim nga Europol.

Policia arrestoi në një lokal nate të shtunën 40-vjeçarin Edinjo Pulti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksenburgu.

Mirëpo mësohet se 40-vjeçari është lënë i lirë pasi vendi jonë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksenburgun.

Luksenburgu e ka shpallur në kërkim Pultin për tentativë vrasjeje si dhe për trafikim të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Edinjo Pulti, shtetas shqiptar i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më datën 2 Gusht të vitit 2020 ai u përfshi në një përleshje në Pétange, në qendër të qytetit.

40-vjeçari ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy viktimat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu