Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

U arrestua në Malin e Zi, SHBA dhe Koreja e Jugut kërkojnë esktradimin e “mbretit” të kriptomonedhave “Terra”

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut i kanë kërkuar Podgoricës që të ekstradojë Do Kwon, themeluesin koreano-jugor të kriptomonedhës Terra, i cili u arrestua javën e kaluar në Mal të Zi.

Do Kwon, 31 vjeç është akuzuar për mashtrim pasi kompania që ai themeloi, Terraform Labs, lalimentoi vitin e kaluar. Si rezultat, investitorët e saj humbën rreth 40 miliardë dollarë ndërsa u shkaktuan turbullira në tregun e kriptomonedhave. Ai u arrestua të enjten e kaluar në aeroportin e Podgoricës së bashku me shefin financiar të kompanisë, Hong Chang Jun.

Sipas autoriteteve malazeze, ata posedonin pasaporta false nga Kosta Rika dhe u përpoqën të hipnin në një fluturim për në Dubai. Në bagazhet e tyre u gjetën edhe dokumente të rreme belge.
Të premten e kaluar  ata u proceduan nga prokurorët malazezë për falsifikim dokumentesh dhe u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi dyshohej se ishin arratisur.

Pas arrestimit të Do Këon, Koreja e Jugut u zotua të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e tij. Drejtësia amerikane, nga ana e saj, tha se ai është proceduar penalisht për tetë akuza, mes të cilave edhe për mashtrim në bursë.

Më shumë