
Gjykata Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e biznesmenit Fiqiri Farruku, duke ndryshyar masën sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Biznesmeni Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle, u arrestua në qershor të këtij viti si pjesë e dosjes së së Prokurorisë së Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë.
Farruku akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin.
Dhjetë persona u morën në qershor zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bashkë me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ata akuzohen për një leje ndërtimi për një pallat që u dëmtua dhe nga tërmeti. Pallati sipas kallëzimit është ndërtuar në vitin 2012 duke shkelur kondicionet strukturore. Sipas kallëzuesve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm. Banorët janë detyruar të zhvendosen në shtëpi të tjera, pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike.