Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U arrestua në flagrancë nga policia, kush është arbitri 30-vjeçar që votoi fillimisht PD dhe më tej LSI duke filmuar votën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Granit Sulko u arrestua sot në flagrancë nga policia për veprën penale “Shkeljen e fshehtësisë së Votës”.

Një emër i padëgjuar në botën politike, por i njohur në futbollin shqiptar. Newsbomb.al mëson se Granit Sulko është arbitër i Kolegjiumit të Lushnjës, ku gjykon kryesisht në ligat inferiore. 30-vjeçari ndodhet në ambientet e komisariatit numër 4 për procedurat e mëtejshme nga organet kompetente pasi është proceduar penalisht.

Ai u arrestua sot në flagrancë nga policia pasi votoi fillimisht subjektin politik të PD-së duke filmuar votën e tij.

Por, më pas, sipas dëshmive komisionerëve pretendoi se iu prish fleta e votimit. Komisioni vendosi t’i japë një tjetër fletë votimi, teksa këtë herë ndryshoi mendje dhe votoi për LSI, sërish duke filmuar votën. Vëzhguesi ka parë veprimin e kryer për së dyti dhe e ka bllokuar menjëherë. Më tej ka njoftuar policinë, e cila e ka arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votës”. /Newsport.al

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img