Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

U arrestua në Durrës se iu gjetën 4 mina me telekomandë, Arben Elezi i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Arben Elezit, i cili u arrestua sot pasi u kap me katër mina me telekomanda në Durrës.

Burime për media bëjnë me dije se Elezi nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi ai rezulton i dënuar më parë.

50 vjeçari Elezi rezulton të jetë i proceduar për kultivim droge, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Mësohet se policia ka qenë prej një kohe të gjatë në vëzhgim të 50 vjeçarit dhe ra në pranga sot me 4 mina me telekomand, të cilat dyshohet se do ti shiste në Durrës kundrejt shumës prej 10 mijë euro.

Njoftimi i policisë në lidhje me arrestimin e 50 vjeçarit:

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 10.000 euro.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Furnitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin Arben Elezi, në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img