
Florenc Çapja dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit.
Sipas informacioneve për Report Tv, ai ka kërkuar azil në Dubai. Avokati i familjes Çapja, Neshat Fana ka thënë se ai ka leje qëndrimi në Dubai dhe ka kërkuar statusin e azilantit politik.
"Ai ka paraqitur arsye të besushme se kërkesa e shtetit shqiptar për arrestim janë të paligjshme sepse ai ka 12 vjet që hetohet dhe s'ka asnjë prove qe e implikon atë dhe se kërkesa është arbitrare. Ai do paraqesë prova që e vërtetojnë pozicionin e pafajshëm te tij në këtë çështje në Dubai", tha avokati i familjes Çapja për Report TV.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit
Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Ai qëndronte në shtëpinë e tij në Elbasan dhe ruhej nga Policia. Si i përfshirë në këtë vrasjes është ekstraduar nga Italia Etien Cani.
Duke qenë se ky i fundit ishte shok fëmijërie me Beqirin, ai u lejua nga efektivët e Policisë që të futej në shtëpinë e tij. Aty, u ekzekutuan Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri. Po në lidhje me këtë vrasjes, është arrestuar në Greqi në 2020 shtetasi Jorgo Leku.
Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou është vënë në pranga nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e 15 gushtit 2012.
Sipas Policisë, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja, në vitin 2012 dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).