Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

U arrestua me dy armë në Kukës, gjykata dërgon për gjykim dosjen e Fjolla Morinës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2ed70172f9f710e2dd517c488ce90b8d

Gjykata e Kukësit ka vendosur dërgimin e dosjes së këngëtares Fjolla Morina për gjykim.

Këngëtarja e njohur akuzohet për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit ushtarak.

Sipas informacioneve për mediat, gjykata ka pushuar ndjekjen penale të biznesmenit Fisnik Syla dhe Fitim Mujit.

Sipas Report Tv, avokatja e këngëtares i ka kërkuar gjykatës që çështja e saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës gjyqësore në ditën e sotme, Fjolla Morina u ka qëndruar deklaratave të mëparshme duke thënë se armën nuk e ka pasur për qëllim trafikimi.

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar më 19 shtator 2020, në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë zjarri me 23 fishekë, ndërsa në bagazh iu gjet një armë tjetër e llojit çakmak.

Në makinë ndodhej edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj, Fitim Muji të cilët u arrestuan edhe ata.

Në deklaratat e saj, Morina tha se ata të dy nuk kishin dijeni për armët dhe ato i kishte dhuratë nga një mik që nuk jeton më.

Ajo është lënë në “arrest shtëpie” dhe po qëndron në një banesë të marrë me qera në qytetin e Kukësit.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img