Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

U arrestua me bujë, Gjykata e Tiranës liron nga qelia sanitaren “8 milionëshe” Tire Alldervishi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Tire Alldervishin, sanitaren “8 milionëshe” të spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila u dënua për korrupsion pasi merrte para nga familjarët e pacientëve me covid-19, shkruan newsbomb.al. Ajo u prezantohej atyre se infermiere.

Mësohet se ka qenë vetë sanitarja ajo që ka kërkuar nga togat e zeza masë më të butë sigurimi. Trupa e Gjykatës së Tiranë është mbledhur sot dhe ka vendosur që Tire Alldervishi të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Rasti i sanitares 8 milionëshe u dënoncua fillimisht në media. Vajza e një pacienteje me covid-19, denoncoi se i kishte dhënë 8 milion lek Tire Alldervishit, pasi ajo i ishte prezantuar si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Por pasi kishte dhënë lekët, vajza denoncoi se gjendja e mamasë së saj ishte përkeqësuar, pasi sanitarja nuk e pastronte dhe nuk i jepte ushqim.

Fatkeqësisht, pas disa ditësh mamaja e vajzës ndërroi jetë dhe ajo e denoncoi sanitaren në media, shkruan newsbomb.al.

Prokuroria nisi hetimet për rastin dhe nga kqyrja e kamerave dhe bisedave telefonike, u arrestuan dhe tre infermiere dhe një sanitare tjetër. Ato u mbajtën disa ditë në burg dhe më pas lanë qelinë. Infermieret Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi u vendos të hetoheshin në gjendje të lirë, bashkë me infermieren tjetër Sidorela Çela.

Po ashtu, nga qelia doli dhe sanitarja Rukije Hoxha. Në burg prej marsit 2021 kishte mbetur vetëm sanitarja Tire Alldervishi, e cila sot fitoi lirinë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img