Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

U arrestua me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, DËNOHET me 5 vite burg Vladimir Gjuta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestua një vit më parë pranë selisë së PS me pistoletë.

Vadimir Gjuta u arrestua me 10 shkurt të 2020 pranë Selisë së PS me pistoletë dhe 180.000 € në çantë. Ai u shfaq i maskuar pranë selisë së PS, gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja e selisë në të cilën ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Sot gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar me 5 vite burg. Ai u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta njihet për disa vepra të tjera penale që i kanë dhënë famë të keqe.

Para se të kapej pranë selisë së PS ai ka dhunuar dhe goditur me çekiç kushëririn e tij, por u lirua pa shumë sqarime nga hekurat e paraburgimit.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta u arrestua edhe në vitin 2015 së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, si të akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në vitin 2016 ai u arrestua përsëri, pasi këtë herë kishtë dhunuar babanë e tij. Çështja ndaj Gjutës është pushuar nga prokurorët Besnik Muçi dhe Edvin Kondili “për mungesë provash”.

Më shumë


spot_img








spot_img