U arrestua gabimisht pasi kishte kryer dënimin, ja shpërblimi që përfitoi shqiptari nga Gjykata italiane

Publikuar tek: bota, më 11:55 18-06-2018 U arrestua gabimisht pasi kishte kryer dënimin, ja shpërblimi që përfitoi shqiptari nga Gjykata italiane Foto ilustruese

Një shqiptar në Itali i dënuar me 10 vite burg për trafik droge ka përfituar rreth 31 mijë euro dëmshpërblim nga gjykata, pasi është konstatuar se ai ishte arrestuar sërish pas kryerjes së dënimit të parë si rezultat i një gabimi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me inicialet H.H, 53 vjeç u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, pas të cilit qëndroi në burg për 135 ditë, që u konsideruan në gjyqin final si burgim i padrejtë. Shqiptari ishte arrestuar fillimisht në vitin 2003 dhe u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, qe e përfundoi në maj të vitit 2013.

Pas lirimit, ai arrestohet sërish nga Interpoli në Itali pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por në Shqipëri u deshën rreth 40 ditë që të sqarohej gabimi e që Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin.

Shqiptari ishte arrestuar sërish në Maqedoni në vitin 2015, ku ndodhej për mjekim pasi vuante nga leucemia. Pas arrestimit ai u ekstradua sërish në Itali.

Gjykata e Milanos rivlerësoi gjithë dosjen dhe në fund vendosi se arrestimi dhe ekstradimi i shqiptarit ishte i padrejte. Atij do t’i paguhet 235.82 euro në ditë, çdo ditë burg që ka bërë gabimisht.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet me 12 kg drogë në Itali, shqiptari me pasaportë franceze
Arrestohet drejtori i ‘Audi-t’, ja për çfarë SKANDALI akuzohet »
Article Logic
Execution time: 0.011017084121704
array(1) { ["section"]=> string(110) "u-arrestua-gabimisht-pasi-kishte-kryer-denimin-ja-shperblimi-qe-perfitoi-shqiptari-nga-gjykata-italiane-124851" }