Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

U arrestua dhe në zyrë iu sekuestrua gjithçka, GJKKO jep vendimin për prokurorin e Sarandës; po hetonte Emiljano Miranin për plagosje, e motra i çoi para në zyrë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe pse nuk ka sekuestruar asnjë vlerë monetare në flagrancë, ka lënë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe ka dhënë vendimin për katër personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Prokurori është nën akuzë se ka shpëtuar nga ndjekja penale shtetasi Emiljano Mirani i cili ishte akuzuar për plagosje të lehtë me dashje.

Në “arrest shtëpie” është lënë vetëm Bledar Hajredinaj, zyrtari i klubit të Përmetit i cili akuzohet se ka gisht në trukimin e ndeshjeve të futbollit ndërsa oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj dhe arbitri Qerim Ruçi janë lënë në burg.

Referuar njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se hetimet kishin nisur për disa vepra penale, kryesisht “trafik droge” dhe “grup kriminal”, dhe më pas janë zbuluar dy skema të tjera.

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pandehurit të sipërpërmendur u pushuan.

Përsa i përketë episodit të dytë: Oficeri i Policisë Gjyqësore Napolon Hodaj ka mundësuar që një person t’i shpetojë arrestimit, shkruan neësbomb.al. Emri i tij mbahet sekret pasi nuk ka arritur të kapet. Por, Hodaj me ndikimin e tij ka lejuar që personi i kërkuar të arratisej, ndërsa SPAK e kërkon sepse hetimet për të kanë rinisur.

Epidosi i tretë: Në pranga kanë rënë dhe arbitri Qerim Ruçi e zyrtari i klubit të Përmetit Bledar Hajredini. Arbitri Ruçi prej vitesh ka arbitruar në nivelet e ulëta, ndërsa Hajredini ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Përmeti në kohën kur luante futboll. “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, kjo është akuza që rëndon mbi ta.

Sipas detajeve që mësohen nga ky hetim, dyshja akuzohet se ka “kurdisur” ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Përmetit dhe Selenicës, e fituar me penallti nga Përmeti 0-1.

Pra, referuar dosjes së Prokurorisë Speciale, ka qenë një hetim i nisur për prokurorin Sali Hasa që ka sjell më pas dhe dy ngajrje të tjera të lidhura me këtë hetim, ku në pranga kanë rënë 6 persona, dy janë në masë më të lehtë sigurie dhe një është në kërkim.

Lexo edhe: I akuzuar për korrupsion, arrestohet prokurori i Sarandës Sali Hasa

Lexo edhe: Prokurori i Sarandës bie “në rrjetën” e SPAK

Lexo edhe: FNSH-ja dhe oficerët e SPAK zbarkojnë në Sarandë

Më shumë

spot_img
spot_img