Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U arrestua bashkë me ish-gjyqtaren e Krujës që lironte “të fortët”, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për mjekun e prangosur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndryshon masën e sigurisë për mjekun e arrestuar Shkëlqim Korbi. Ky i fundit u arrestua në një operacion bashkë me ish-gjyqtaren e Krujës Enlekejda Hoxha, që lironte të fortët nga burgu.

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Korbin, pasi ai ka shfaqur probleme shëndetësore. Mjeku psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi u arrestua pasi dyshohet se lëshonte formularë fiktivë që të burgosurit të përfitonin lehtësira dhe në fund lirimin.

“Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elementët e veprës penale “ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal. Ky i hetuar është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O. K. me objekt revokim të masës mjekësore “mjekim i detyruar spitalor….”.

Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko – ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e mjekësisë – ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O. K”, njoftonte SPAK në deklaratën për operacionin.

Lexo edhe: 6 mijë – 12 mijë euro/ Kaq ishte shuma që jepej për gjyqtaren (NJOFTIMI I SPAK- 13 të ndaluarit)

Lexo edhe: Lironte nga burgu “TË FORTËT” e Shqipërisë, gjykata lë në BURG gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pranga edhe 9 të tjerëve

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img