Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua 3 muaj më parë në Kosovë, “baroni i drogës” ekstradohet sot nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua 3 muaj më parë në Kosovë, “baroni i

Ish-oficerin Gëzim Çela, ‘baroni i drogës’ me ‘karrierë’ të gjatë në botën e krimit, pritet që ditën e sotme të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.

Bëhet me dije se policia shqiptare po pret të marrë “baronin e drogës” në pikën kufitare të Morinës. Ministria e Drejtësisë njoftoi me 27 shkurt ekstradimin nga Kosova në Shqipëri, të Gezim, (Gëzim) Çelaj alias Çela, i quajtur dhe si “Baroni i drogës”.

Kush është Gëzim Çela?

Deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komlet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë.

Lexo edhe: Del FOTO e Gëzim Çelës, “Baroni i drogës” që i ka shpëtuar disa here drejtësisë

Ai ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.

Në atë vilë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogram kanabis sativa, ndërsa në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Lexo edhe: U arrestua dje në Kosovë, lihet në burg Gëzim Çela

Por Çela u lirua nga Gjykata me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë, por më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Mamurras, ai ia kishte mbathur. Për Çelën ekziston edhe një dënim nga Gjykata Italiane me 11 vite burgim dhe 150 mijë euro gjobë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese