Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

U arratisën se familjarët nuk pranonin lidhjen e tyre, gjenden në Tiranë dy 15-vjeçarët nga Elbasani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë gjetur dy fëmijë e moshës 15 vjeç që u larguan nga qyteti i Elbasanit duke shkëputur kontaktet me familjarët.

Dy adoleshentët janë lokalizuar në Tiranë, ku edhe fshiheshin nga familjarët, pasi ata nuk pranonin lidhjen e dy adoleshentëve.

Dy nxënësit e klasës së 9 në Elbasan, djalë dhe vajzë, u zhdukën bashkë. E mitura ka dalë nga shkolla kur ishte koha e pushimit të gjatë, ndërsa kanë qenë shoqet ato që i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Dy adoleshentët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, mirëpo prindërit e tyre nuk kanë qenë dakort gjë e cila ka sjellë dhe largimin e tyre nga shtëpia.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img