Policia angleze ka publikuar fotot e tre shtetasve shqiptarë, të cilët u arratisën nga qendra e dëbimeve në Yarl’s Ëood pak ditë më parë.
Bëhet fjalë për tre të rinjtë: Ervin Morati 20 vjeç, Luftim Hallaçi 20 vjeç dhe Arnold Lleshaj 27 vjeç.
Sipas asaj që shkuajnë mediet e huaja, më 28 prill, 13 persona u arratisën nga qendra e emigrantëve. Dhjetë prej tyre janë arrestuar dhe akuzohen për disa vepra penale, përshirë arratisjen apo posedim lëndësh narkotike.
Ndërkohë, tre shqiptarët janë në kërkim nga autoritetet britanike. Yarl’s Ëood është një qendër dëbimi, ku personat me status të diskutueshëm imigrimi mund të ndalohen pa një afat të caktuar kohor.
Sondazh
Poll