Autoritetet e Kretës janë vënë në alarm pas arratisjes së katër të burgosurve të rrezikshëm.
Bëhet me dije se shqiptarët dhe pakistanezi ishin arrestuar dhe të shtunën u transferuan nga Athina në Kretë dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në burgun e Chanias, por gjatë mëngjesit së sotëm ata kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.
Sipas informacioneve të cretapost, mes tyre është edhe një nga autorët (shqiptari) që grabitën të armatosur një shtëpi në Atikë.
Grupi i tij ishte i përbërë nga 17 persona, dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas të njëjtave burime, pas një grabitjeje ai ka bërë edhe një vrasje.
I rrezikshëm konsiderohet pakistanezi, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.
Tre shtetasit e tjerë shqiptarë janë dënuar për trafik droge.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat pesë të arrestuarit kanë mundur të arratisen nga ambientet e paraburgimit të komisariatit të Chanias.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e tyre dhe po shqyrtohet me kujdes të veçantë denoncimet për makinat e vjedhura të bëra në orët e para të mëngjesit dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara tashmë është gjetur mjeti me të cilin të arratisurit kanë mundur të arratisen.
Autoritet kanë bllokuar aeroportet dhe portet që mos bëhet e mundur arratisja e të dënuarve nga Kreta.