Është identifikuar një nga 5 të arratisurit nga Komisariati i Kretës.
Bëhet me dije se një nga të arratisurit është shtetasi O.P., me origjinë nga Dropulli 43-vjeç i arrestuar për grabitje me pasojë vdekje.
Gjithashtu është zbuluar edhe mosha e të arratisurve të tjerë, që janë tre shqiptarë dhe një paksitanez.
Të arratisurit:
1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat pesë të arrestuarit kanë mundur të arratisen nga ambientet e paraburgimit të komisariatit të Chanias. Autoritet janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar portet dhe aeroportet që të arratisurit mos kenë mundësi të largohen nga ishulli i Kretës.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e tyre dhe po shqyrtohet me kujdes të veçantë denoncimet për makinat e vjedhura të bëra në orët e para të mëngjesit dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara tashmë është gjetur mjeti me të cilin të arratisurit kanë mundur të arratisen.