Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

U arratis përmes tunelit në burgun e Uruguajt, arrestohet KAPO i mafies italiane i dënuar me 30 vite burg

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bosi i mafies italiane Rocco Morabito u arrestua ditën e djeshme në Brazil, thanë autoritet atje. Arrestimi i Morabito vjen dy vjet pas arratisjes së tij nga një burg në Uruguaj, ku po priste ekstradimin në Itali.

Rocco Morabito, i njohur ndryshe si një “kapo” ose kapiten i grupit “Ndrangheta”, u kap në qytetin e Joao Pessoa së bashku me një person tjetër “të jashtëligjshëm” Italian, si rezultat i një hetimi të përbashkët me Italinë, tha policia federale e Brazilit në një deklaratë për shyp.

54-vjeçari u përfshi në listën e të arratisurve më të rrezikshëm nga Ministria e Brendshme Italiane. Ai duhet të vuajë dënimin me 30 vjet burg në Itali, pasi akuzohet për trafik droge.

Morabito kërkohej që nga viti 1995 nga sistemi italian i drejtësisë, i cili e akuzon atë për trafik droge.

Mediet italiane shkrujanë se pas ikjes së tij, 15 policë ishin hetuar për favorizimin e arratisjes së 54-vjeçarit.

Si ndodhi arratisja nga burgu?

Në qershor 2019, ministria e Brendshme e Uruguait njoftoi se Rocco Morabito dhe tre të burgosur të tjerë kishin shpëtuar përmes një dalje në çatinë e burgut të tyre në kryeqytetin Montevideo, duke bërë që shefi i burgut të Uruguajit të jepte dorëheqjen. Mafia italiane Ndrangheta mendohet të drejtojë pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në Evropë nga Kalabria në jugperëndim. 54-vjeçari Morabito është i përfshirë në trafik armësh, prostitucioni dhe zhvatje.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img