Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë kriptomonedha, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për turkun Faruk Fatih Ozer

Shkruar nga Newsbomb
U arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë kriptomonedha, Prokuroria e

Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për turkun Faruk Fatih Ozer, i cili është arratisur nga Turqia me afro 2 miliard dollarë kriptomonedha dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Tahsmë, biznesmeni turk nuk është vetëm një shtetas i shpallur në kërkim dhe kërkohet kapja e tij, por drejtësia shqiptare nis ndaj tij procedim penal për mashtrim kompjuterik.

Dje mediat turke raportuan se në Tiranë ishte arrestuar shtetasi Altjan Canaj, si person që ka pritur në Tiranë biznesmenin e arratisur turk, ndërsa në kërkim është miku i tij Edevaldo Haxhiu. Këta persona dyshohet se kanë pritur dhe kanë fshehur Faruk Fatih Ozer.

Altjan Canaj ka thënë se “aktori kryesor” në arratisje ka qenë miku i tij Edevaldo Haxhiu. Nga ajo që shkruajnë mediat turke, Canaj ka pranuar se kanë ndihmuar bosin e kriptomonedhës turke, por nuk e dinin që ishte përfshirë në mashtrim në vendin e tij. Ndërkohë, nga Policia shqiptare nuk ka njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu