Polciia ka arritur të arrestojë 21 vjeçarin Kristian Medolli, i cili u arratis mesditën e sotme nga Gjykata e Korçës, ku priste të njihej me masën e sigurisë.
Ai ishte arrestuar për vjedhje, por në momentin që efektivët nuk kanë qenë të vëmendshëm ka arritur të largohet.
Arratia e tij ka zgjatur pak, pasi policia ka arritur ta gjejë dhe ta vendosë sërish në pranga, ku tashmë do të gjykohet jo vetëm për akuzën e vjedhjes, por edhe të arratisjes.
Ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll