Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arratis nga Drejtoria e Policisë, flet Mirjan Dedja: Kur vranë Noçen në Spanjë, erdha në Shqipëri. Hetuesit më pyetën ku isha kur vranë Everest Çakën

Shkruar nga Newsbomb
U arratis nga Drejtoria e Policisë, flet Mirjan Dedja: Kur vranë

Mirjan Dedja, ndër personat që u shoqëruan në Polici pas ekzekutimit të Everest Çakës në Elbasan, ka dhënë një intervistë ku tregon për lidhjen që kishte me viktimën dhe vëllain e tij në Spanjë, vite më parë.

Dedja ka thënë se kur kanë vrarë në Spanjë vëllain e Everestit, i quajtur Noçe, dhe ai ka ardhur në Shqipëri. Për viktimën, ai thotë se e kishte takuar atë 2 vite më parë në Spille. Për gazetaren Klodiana Lala, ai ka thënë se pasi hetuesit e kanë marrë në pyetje, e kanë lënë të lirë.

Mirjan Dedja mohoi kategorikisht çdo lidhje me vrasjen e Everest Çakës.

Lexo edhe: Kush është Everest Caka me 2 emra që u ekzekutua sot në makinë në sy të gruas

Pjesë nga intervista:

Po kam pasur njohje. Njohje shumë të gjatë.Kam jetuar me vëllain e Everestit, Noçen, në Spanjë. Pasi e kanë vrarë, unë jam kthyer në Shqipëri. Unë jam takuar para 2 vitesh me Everestin në Spille.

Kishit kontakte në Spanjë?

Jo fare, vetëm jemi përshëndetur kur jemi parë në Elbasan.

Kur u vra, keni pasur kontakte?

Jo.

Ku keni qenë kur ai u vra?

Unë kam qenë në Tiranë. Mbas orës kur ai u vra më ka ardhur i plotfuqishmi i zones dhe më ka thënë do vish në Polici për sqarim. Më mbajtën 32 orë në Polici.

Pastaj ju liruan?

Jo, u arratisa vet nga dhoma ku isha.

Cfarë kërkonin prej ju?

Më pyetën për itenerarin, ku ke qenë ku s’ke qenë. Ua tregova të gjitha. Kam dhe telefonin, i cili s’gënjen. Me kë kam folur, me kë s’kam folur. Dua vetëm të vërtetën. Polica të zbardh ngjarjen që dhe unë të jem i qetë. S’dua që opinioni të mendoj keq për mua, unë i kam shok dhe miq atje.

I trembeni hakmarrjes nga familja Caka?

Jo, absolutisht. I kam miq të gjithë. Cdo gjë që bëhet në Elbasan, vetëm mua më thërrasin në Polici. Dua që të më lëri të qetë Policia. Vijnë vetëm te familja Dedja.

Keni qenë i dyshuar më parë?

Po, për për plagosje.

Keni pasur kontakte me Arjan Spahiun?

Para  3 vitesh kam pasur kontakte vetëm. Me shokun e tij, Florianin kam pasur kontakte gjithë kohën.

Personin që ishte në makinë me të?

Po.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll