Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“U arratis” në SHBA pas zgjedhjeve, Rudina Hajdari takohet me zyrtarin e lartë të DASH dhe zbulon çfarë diskutuan

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rudina Hajdari prej disa ditësh ndodhet në Amerikë, ku ka postuar foto në një nga kafet e New Yorkut.

Ditën e sotme deputetja ka patur një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z.Dave Konstelancik në Departamentin e Shtetit Amerikan. 

Ajo shprehet se me Konstelancik ka diskutuar për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Me ftesën e Departamentit Amerikan të Shtetit pata dje një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z. Dave Konstelancik. Ndava me të shqetësimet për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si edhe e informova për aktivitetin tim politik.Sigurova mbështetje të pakursyer me besimin se vendi ka nevojë për njerëz të rinj, me ide të reja për të çuar përpara projektet e integrimit si edhe për të ashpërsuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithnjë kënaqësi të jem në Ëashington DC dhe veçanërisht në Departamentin e Shtetit të cilëve u jam mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen që i japin vendit”, shkruan Rudina Hajdari në Facebook.

190472291 1605805689763910 422670972826505445 n

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img