Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

U arratis në Hungari, bashkëshortja e Nikolla Gruevskit “çon” ish-kryeministrin në gjykatë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Borkica Gruevski, bashkëshortja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka dorëzuar kërkesë për divorc në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.

Nikolla dhe Borkica Gruevski u martuan në maj të vitit 2007 dhe janë prindër të dy vajzave.

Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski.

Kërkesa për divorc vjen pas tre vite e gjysmë, pasi Nikolla Gruevski u arratis në Budapest, për të mos vuajtur dënimin me burg për rastin “Mercedes”.

Kjo për ish-kryeministrin Gruevski është martesa e dytë, pasi më herët ai ishte martuar me mjeken Suzana Arbutina.

Kujtojmë se Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari, është dënuar së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë maqedonas për rastin e njohur “Kosmos”, për prishjen e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë së Gruevskit, kur ky i fundit ishte në pushtet.

Më par ish-kryeministri është dënuar me dy vite burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë euro, por dënimin nuk e ka vuajtur pasi ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut.


Më shumë




spot_img








spot_img