Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U ankuan për zgjedhjen e kandidatëve, procesi për BKH-në paditet në gjykatën administrative

Shkruar nga Newsbomb

Dy ditë më parë është mbyllur procesi i Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Menjëherë pas mbylljes së procesit kandidatët u ankuan duke thënë se mungonte transparenca.

Bëhet me dije se ditën e sotme procesi për BKH-në është paditur në gjykatën administrative.

Kandidatët janë shprehur se nuk ka pasur transparencë dhe se nuk kanë pasur një rregullore, ku të ishin të informuar pikët që duhet të kishin për të kaluar në fazën tjetër.

Mësohet se një nga aplikantët kërkon të shpallet i pavlefshëm procesi si dhe të pezullohet deri sa të vendosë gjykata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll