Hapësire reklamuese

Aktualitet

U akuzuan se përdhunuan dy vajza, Gjykata e Beratit liron nga burgu 2 të rinjtë

Shkruar nga Newsbomb
U akuzuan se përdhunuan dy vajza, Gjykata e Beratit liron nga burgu 2

Gjykata e Shkallës së Parë Berat  ka lehtësuar masën e sigursë për dy të rinjtë,  Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardit Nano, 33-vjeç. Ata u arrestuan një muaj më parë pasi dyshohet se kanë përdhunuar dy vajza, njëra prej të cilave është e mitur.

Shoshari dhe Nano nuk i kanë pranuar akuzat dhe pretendojnë se dy vajzat kanë gënjyer. Të njëjtin pretendim me dy djemtë ka bërë edhe nëna e 16-vjeçares, Rudina Zarellari, e cila ka thënë për mediat se gjithçka është gënjeshtër nga dy vajzat.

Sipas saj e bija është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qenë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë. Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Ndyshimi i masës së sigursë erdhi për shkak të mungesës së provave edhe pas bërjes së ekzaminimit mjeko-ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese