Hapësire reklamuese

Aktualitet

U akuzuan se favorizuan kultivimin e drogës, Apeli i Shkodrës liron 4 policët e Velipojës

Shkruar nga Newsbomb
U akuzuan se favorizuan kultivimin e drogës, Apeli i Shkodrës liron 4

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së policisë Velipojë, të cilët u arrestuan 1 muaj më parë.

4 punonjësit e postës së policisë ishin vendosur në masën "arrest shtëpie", ndërkohë ditën e sotme trupa e Apelit me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm për 4 efektivët e policisë.

Janë liruar nga akuzat, n/komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektivët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjësimin e 560 bimëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu