Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

U akuzuan nga Rama si ‘KÇK’, gjykata e Durrësit zbardh vendimin për drejtorin e Kadastrës: Ja arsyet pse mbeti në burg

spot_img

Lajme të ngjashëm

f2736f18dc6444a1adc31c28bb6fa263

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Durrësit, për drejtorin e Kadastës Liridon Pula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Në seancën e datës 4 tetor, gjykata  e la sërish në burg Liridon Pulën, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’.

Ishte prokurori i çështjes Arjan Ndoja i cili kërkoi ‘arrest më burg’ për Pulën dhe gjykata pranoi më pas kërkesën e tij.

Ndërkohë, Newsbomb.al, ka siguruar vendimin e gjykatës së Durrësit, me gjyqtare Besjana Garxenaj ku argumentohen arsyet e lënies në burg të drejtorit të Kadastrës.

Sipas gjykatës “nga studimi i akteve të procedimit penal rezulton se, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është marrë dijeni se në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Durrës ishte bërë regjistrimi fillestar i një numri të konsiderueshëm të pasurive të paluajtshme, në favor të subjektit investitor “L*** sh.p.k, të Katundit Gjiri i Lalëzit, Zona Kadastrale 2375, në kundërshtim me ligjin“.

Më tej thuhet se “pavarësisht mangësive të konstatuara në praktikën për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme, mbi bazën e aplikimeve nga personi juridik L*** sh.p.k, nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës janë lëshuar Certifikatat e Pronësisë, të gjitha me datën 15.07.2019, nënshkruar nga drejtuesi i institucionit dhe janë kryer transaksione me persona të tretë, ku nga provat e paraqitura u evidentua se në kartelat e pasurive nuk janë shënuar kufizimet përkatëse, në favor të pronarëve të truallit“.

Për këto arsye gjykata shprehet se ka vendosur se kërkesa e prokurorisë është e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet të pranohet, duke u caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj drejtorit Liridon Pula, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë, kujtojmë se ky vendim i gjykatës së Durrësit u shoqërua me sulme nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë deklaroi se prokurori Arjan Ndoja punon për grupe kriminale, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë i cilësoi si grupi KÇK (Kap ça të kapësh)

Vendimi i plotë:

1.jpg

22.jpg

33.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

9.jpg

 

10.jpg

 

10.jpg

111.jpg

 

12.jpg

14.jpg

15.jpg

 

16.jpg

 

 

 

 

 

Më shumë

spot_img