Hapësire reklamuese

Politikë

U akuzua se vodhi fondet e partisë, Arian Galdini shpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua se vodhi fondet e partisë, Arian Galdini shpall kandidaturën

Arian Galdini ka shapllur kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës nën logon e Partisë Lëvizja e Re (LRE).

LRE ka zhvilluar një takim në Tiranë për hapjen zyrtare të fushatës për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse nga qytetarët e Kryeqytetit për kandidimin e Arian Galdinit për Kryetar Bashkie i Tiranës.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se LRE është e vetmja parti reale e re dhe e pakontrolluar nga Rregjimi 3 Palësh, ndaj edhe pengohet, bllokohet, sulmohet, shpërfillet e mohoet nga Rregjimi 3 Palësh PS – PD – PL.

Kujtojmë që pak muaj më parë Kryetari i LRE u akuzua nga anëtarët e partisë së tij në Britani se ka përvetësuar kontributet që ishin për partinë. Ata denoncua në një emisioon investigativ se i kishin dërguar mijëra paund kontribute për partinë, por paratë ishin zhdukur dhe ishin përvetësuar nga Galdini.

Fjala e plotë e Galdinit:

LRE është e vetmja parti politike në historinë e pluralizmit politik shqiptar që ndonëse është në vijimësi me takime e aktivitete intensive reale politike, me njerëz realë e ide reale politike, vijon të mbetet e ndaluar, penguar, bllokuar, çensuruar, mohuar e shpërfillur nga mediat e Rregjimit 3 Palësh.

etëm në muajin e fundit janë krijuar 2 parti të reja politike dhe mediat kanë rendur për ti pasqyruar në edicione lajmesh e ngado e kudo nëpër emisione e debate televizive.

Ndërsa LRE ndonëse ka 2 vjet që ekziston e zhvillon papushim takime reale, me njerëz realë ngado e kudo në Shqipëri e Diasporë, ndonëse LRE është e vetmja parti që mbush ngahera kurdo e kudo salla plot me qindra njerëz, LRE mbetet këmbëngultësisht e vetmja parti e dënuar me harresë e mohim nga

Rregjimi 3 Palësh PS - PD - PL dhe nga të gjitha mediat e këtij Rregjimi 3 Palësh.

E megjithatë LRE ia ka dalë e vijon tia dalë mbanë të ngrejë struktura reale, me njerëz realë e zhvillojë takime reale e të mbushë salla plot, kudo e ngado nëpër Shqipëri vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku.

Kuptojeni miq, kjo quhet historibërje. LRE ka zero media e zero para, por ekziston, qëndron, reziston vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku.

Imagjinojeni pak, sot po deklarohet në mes të Tiranës, kandidati i tretë për Kryetar Bashkie i Kryeqytetit, dhe asnjë media nuk është këtu edhe pse njoftimin ua kemi bërë zyrtarisht e sipas rregullave të gjitha mediave. Imagjinojeni pak, janë 2 kandidatë të 2 partive të mëdha, e sot ka dalë kandidati i tretë, pra jo i dhjeti, jo i njëzeti, por kandidati i tretë, dhe asnjë media nuk është këtu…

A nuk duhej të ishte lajm së paku, fakti që një kandidat i tretë po synon të hyjë në garë për Tiranën???

Kjo është edhe dëshmia më e qartë se LRE është e vetmja parti reale e re dhe e pakontrolluar nga Rregjimi 3 Palësh, ndaj edhe pengohet, bllokohet, sulmohet, shpërfillet e mohoet nga Rregjimi 3 Palësh PS - PD - PL.  Por ne si LRE do të vijojmë të veprojmë, rezistojmë, qëndrojmë dhe rritemi vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku. Unë sot nga ky celular e kjo faqe facebooku, deklaroj se sot nis sfida ime personale dhe e jona si LRE për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse nga qytetarët e Tiranës.

Ne prej sot do tu kërkojmë qytetarëve të Tiranës që me firmën e tyre të na japin mundësinë që ne të hyjmë në përballje me Kandidatin tonë për Kryetar Bashkie por edhe me Listën tonë për Këshillin Bashkiak. Unë shpreh gatishmërinë time për të qenë si Kryetar i LRE, edhe kandidati juaj për Kryetar Bashkie i Tiranës por edhe i atyre 3500 qytetarëve që do të na mbështesin me firmat e tyre, nëse do tia dalim. Dua të zbres në fushë për me u përball si kandidati i qytetarëve përballë 2 kandidatëve të Kryetarëve.

Unë nuk do të jem as Kandidati i Nexhmije Hoxhës, e as i Ramiz Alisë, as Kandidati i PPSH, e as i Sigurimit të Shtetit, as Kandidati i fondit të 400 mijë fuksave, e as Kandidati i UDB, as Kandidati i Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, e as Kandidati i George Soros, as Kandidati i Erdoganit e as i Gylenit, as Kandidati i Sali Berishës, e as i Ilir Metës, as Kandidati i Edi Ramës e as i Erion Veliajt, as kandidati i Shërbimeve Sekrete fqinje e as i Grupeve Kriminale.

Unë do të jem kandidati i 3500 qytetarëve që do të më mbështesin me firmat e tyre, do të kandidati i LRE, jam Arian Galdini dhe jam i djathtë me ide e doktrinë, jam i djathtë me zgjedhje dhe histori personale, jam opozitar me të majtën parimisht dhe vendosmërisht, por jam edhe përballë e në opozitë edhe me të gjithë këta që rendita si kandidati i të cilëve nuk jam. Jam i djathtë dhe Probesimit në Zot, Profamiljes, ProJetës, ProAmerikan e ProPerëndimor, e jam qartësisht e fortësisht mbështetës i Reformës në Drejtësi.

Jam i djathtë e shqiptarist, kombëtarist dhe prindërues. Jam kundër çdo hajduti e plaçkaxhiu e jam për përballjen me drejtësinë të kujtdo që ka bërë keq mbi shqiptarët e kundër shqiptarëve nëpërmjet pushteteve që u kanë dhënë shqiptarët në këto 33 vite, qofshin të majtë a të djathtë, me ngjyrë a pa ngjyrë.”

Më tej Galdini shpalosi edhe pikat kryesore të programit të tij si kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll