Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

U akuzua se serviri video-skandalin e gjyqtarit “Guximtar”, flet për herë të parë Eni Çobani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokatja e “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani flet për herë të parë pas akuzave që u hodhën mbi të me publikimin e video-skandalit në “Stop” ku gjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi i kërkonte një gruaje favore seksuale në këmbim të një vendimi.

Gazetari nga Gjirokastra Telnis Skuqi shkroi sot përmes një statusi publik se videon e kishte servirur Eni Çobani duke shfrytëzuar sipas tij një bisedë miqësore mes gjyqtarit dhe vajzës por për avokaten një gjë e tillë është absurde.

Teksa kthehet nga Vlora, ku është njohur me një çështje tjetër për ta trajtuar në emisionin e saj, Çobani thotë për newsbomb.al se as nuk e ka lexuar prononcimin e këtij gazetari por miqtë e kanë vënë në dijeni përmes telefonatave të shumta.

“Me siguri është një keqkuptim i madh, është gjëja më qesharake që kam dëgjuar. Autorët e videos dolën vetë, folën vetë.  S’jam fare pjesë e kësaj videoje dhe s’dua as të bëhem pjesë e këtij debati qesharak. Unë e pohova edhe publikisht, që as videon e “STOP-it” nuk e kisha parë, dhe i pashë të gjitha aty live”, shprehet avokatja për newsbomb.al e çuditur nga absurditeti i akuzave. E në fakt mbetet absurde përfshirja e avokates në këtë histori pasi e gjitha u pa dhe dëgjua qartë mbrëmë në audion e emisionit që tronditi edhe njëherë sistemin e drejtësisë. 

Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori sot vendimin për pezullimin nga detyre të kreut të Gjyqtarëve të Gjirokastrës, Guximtar Boçi deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria.

LEXO EDHE: Gazetari nga Gjirokastra: Videon e ka servirur Eni Çobani, vajza dhe gjyqtari janë miq  

LEXO EDHE:GRUAJA QË I PUBLIKOI SKANDALIN GJYQTARIT, E PËRFSHIRË NË NJË TJETËR SKANDAL: PSE ENI ÇOBANI I THA SAIMIR KODRËS SE E DINTE PARA TIJ

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img