Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U akuzua se rriti pagat për fushatë politike, Rama publikon nenin: Analfabetizëm politik, kodi flet për zgjedhje të përgjithshme, jo lokale

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua se rriti pagat për fushatë politike, Rama publikon nenin:

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat pasi është para zgjedhjeve të 14 Majit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama thekson se neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve është për ato politike ku flitet për periudhën e krijimit të qeverisë së re dhe jo për zgjedhjet lokale.

“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të hënë se qeveria e drejtuar prej tij ka ndërmarrë një reformë të thellë pagash dhe pensionesh, për të kompensuar vitet e kaluara.

Ai tha se qeveria synon që të rrisë pagën minimale në nivelin e 900 eurove, ndërsa pensionistët nga muaji tjetër do të marrin një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra, mbi pagesën mujore.

https://twitter.com/ediramaal/status/1641127335830208536

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese